Luajnë fatet e sezonit ndaj Teutës

Futboll

Luajnë fatet e sezonit ndaj Teutës

Më: 2 mars 2024 Në ora: 11:18
Erzeni

Erzeni do të matë forcat me Teutën në “Niko Dovana”, sfidë që do të startojë në orën 17:00 dhe që është e vlefshme për javën e 26-të të Superiores.

Një duel mjaft i rëndësishëm për shijakasit që kërkojnë fitoren ndaj “djemve të detit” për t’iu larguar akoma më shumë fundit të klasifikmit.

Në fakt 3 pikët ndaj durrsakëve janë mëse “jetike” për Erzenin, i cili aktualisht ndodhet në vendin e 8-të, pozicion që të çon në “Play-out”. Duke ditur rëndësinë e kësaj përballje, klubi shijakas ka një komunikim shumë të rëndësishëm para derbit.

Ftohen të gjithë tifozët të jenë sa më të shumtë në numër në mbështetje të skuadrës, pasi janë shumë të rëndësishëm në këtë moment të kampionatit.

Ndër të tjera klubi u bën thirrje tifozëve që të jenë sa më “Fair – Play” dhe të mos thyejnë rregulloren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat