Petkoviç merr drejtimin e Algjerisë

Futboll

Petkoviç merr drejtimin e Algjerisë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 21:25
Petkoviç

Algjeria ka zgjedhur Vladimir Petkoviç trajner të Kombëtares në futbooll. 

Zgjedhja është bërë e ditur nga Federata e Futbollit të Algjerisë, e cila e ka përshkruar si një vendim strategjik për të përmirësuar performancën e kombëtares.

Gjashtëdhjetë vjeçari ka një përvojë të gjatë në botën e futbollit, duke udhëhequr Zvicrën për shtatë vjet, duke marrë pjesë në Kupën e Botës 2018 dhe dy finale të Kampionatit Evropian. 

Ai e çoi Zvicrën në çerekfinalet e Kampionatit Evropian të fundit, duke mposhtur Francën në raundin e 1/16-të. 

Me origjinë boshnjake, Petkoviç ka udhëhequr edhe klube të njohura si Girondins de Bordeaux në Francë.

Algjeria aktualisht kryeson grupin e saj kualifikues për Kupën e Botës Afrikane, duke fituar gjashtë pikë në përballjet e saj me Botsvanën, Guinesën, Ugandën, Mozambikun dhe Somalinë.

Petkovic zëvendëson Djamel Belmadi, i cili u largua nga detyra në janar pasi Algjeria nuk arriti të kalonte fazën e grupit në Kupën e Kombeve të Afrikës për dy herë radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat