Klasikja e Shqipërisë

Futboll

Klasikja e Shqipërisë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 11:28
Vllaznia

Vllaznia do të presë të shtunën Tiranën në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Superiore.

Klubi shkodran ka bërë të ditur që përpara sfidës në stadiumin “Loro Boriçi” të bëhet edhe një parakalim me kuaj të racës arabe.

"Për ta bërë edhe më të bukur dhe sa më festiv ambjentin, Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia kanë planifikuar që përpara ndeshjes, në stadiumin “Loro Boriçi” të bëhet edhe një parakalim me kuaj të racës arabe, kjo si pjesë e një projekti të Bashkisë për rikthimin e sportit të hipizmit që ka një traditë të hershme në qytetin tonë.

Por kjo nuk do të jetë surpriza e vetme. Të tjera ju presin ditën e shtunë prandaj duhet të jeni të pranishëm në stadium. Për të mbështetur Vllazninë, por edhe për të shijuar spektaklin", shkruan në faqen e Vllaznisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat