Coutinho këshillon Barçën

Futboll

Coutinho këshillon Barçën

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 14:59
Philippe Coutinho

Ish-ylli i Liverpool, Philippe Coutinho beson se Jurgen Klopp mund të shkëlqejë te Barcelona.

Braziliani u largua nga Reds për gjigantin katalanas disa vite më parë kur Klopp po ndërtonte skuadrën.

Ndërsa gjermani njoftoi largimin e tij nga Anfield në fund të sezonit, Coutinho foli për të ardhmen e trajnerit.

Ylli i Al-Duhail, duke diskutuar gjithashtu për Hansi Flick, tha për Sport:

“Ata janë dy trajnerë të mëdhenj. Unë kam punuar me të dy dhe e vërteta është se kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me ta dhe skuadrat e tyre kanë luajtur gjithmonë shumë mirë.

“Unë do të thoja se cilido nga këto opsione është shumë i mirë për çdo ekip në botë.

“Secili përshtatet, edhe trajnerët përshtaten me mënyrën e lojës së klubit. Po flasim për dy trajnerë të mëdhenj që do të përshtateshin në çdo ekip në botë.

“Futbolli po ndryshon gjithmonë, ka gjithmonë mënyra të reja për të luajtur dhe mendoj se ata janë dy trajnerë të mëdhenj, kjo është gjithçka që mund të them”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat