Dama teston 20 futbollistë

Futboll

Dama teston 20 futbollistë

Më: 27 shkurt 2024 Në ora: 12:35
Pamje nga një stërvitje

Pas ekipeve kombëtare U-17 e U-19, është radha e Kombëtares U-15 të zbresë në fushë për të zhvilluar një grumbullim 3-ditor me lojtarët e kësëaj grupmoshe që aktivizohen në klubet dhe akademitë e futbollit shqiptar.

Ky është grumbullimi i parë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armand Dama, ku synimi kryesor është vëzhgimi nga afër i lojtarëve më të spikatur për këtë grupmoshë.

Trajneri Dama ka zbardhur sot listën me 20 futbollistët e thirrur, të cilët i përkasin vitlindjes 2010.

Image

Lista

Nën drejtimin e teknikut shqiptar, kuqezinjtë e vegjël do të grumbullohen sot në Tiranë dhe do të zhvillojnë seancat stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, teksa do të punohet më shumë në aspektin fizik, teknik si dhe taktik individual.

Në programin 3-ditor të grumbullimit të Kombëtares U-15 është edhe një miqësore me ekipin U-15 të Qendrës Rajonale Fier.

Në të njëjtën kohë, trajneri i ekipit kombëtar U-15, Armand Dama, si edhe trajnerët e ekipeve zinxhir të moshave kuqezi po punojnë çdo ditë edhe me projektin “Step By Step” që ka si qëllim të angazhojë të gjithë kuqezinjtë e vegjël që luajnë në Shqipëri, me qëllim rritjen e cilësisë së lojtarëve vendas, në mënyrë që ato të bëhen baza e ekipeve kombëtare të moshave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat