Kaos, ofendohet shqiptari në Kroaci, hidhet një ulëse në drejtim të familjes së tij

Futboll

Kaos, ofendohet shqiptari në Kroaci, hidhet një ulëse në drejtim të familjes së tij

Nga: K. Goca Më: 25 shkurt 2024 Në ora: 20:59
Arijan Ademi

Skandal në ndeshjen e kampionatit kroat mes Dinamos dhe Rijekës.

“Sjellja e turpshme e ‘Armadës’, ofenduan keq kapitenin e Dinamos dhe i hodhën një karrige familjes së tij”, është titulli i mediumit kroat “Veçernj list”. 

“Tifozët e Rijekës “Armada” shkaktuan dy skandale në derbin në Maksimir.

Fillimisht ata brohoritën “Livaja, vdis”, të cilës djemtë iu përgjigjën me duartrokitje, e më pas objektivi i huliganëve të Rijekës u bë kapiteni i Dinamos, Arijan Ademi. Ndodhi pas ndeshjes", - shkruan mediumi kroat “Veçernj list”.

“Pas ndeshjes ata ofenduan Ademin, i cili pas detyrave mediatike në miks-zone kaloi nën tribunën jugore.

Gruaja dhe djali i tij ishin në shoqërinë e tij, kur nga tribuna jugore nisën fyerjet në bazë kombëtare për mbështetësit e Rijekës. Informacionet thonë se në drejtim të tij kanë hedhur edhe një karrige, e cila për pak i ka goditur. Më pas ka ndërhyrë policia dhe ka qetësuar situatën", - shkruan Veçernj List”.

Fyhet me nënë Ademi. “Nga tribuna dëgjoheshin britma të neveritshme”, shkruan më ej.

Edhe “24 sata” ka shkruar mes të tjera: “Nuk ishte vetëm Marko Livaja që u vu në shënjestër të thirrjeve të turpshme, të neveritshme dhe morbide nga tribuna e Maksimirit gjatë derbit mes Dinamos dhe Rijekës (1:0), nga tifozët e klubit Rijeka.

Pas ndeshjes ata kanë fyer edhe Arijan Ademin, i cili pas detyrave të tij në miks-zone kaloi nën tribunën jugore.

Gruaja dhe djali i tij ishin në shoqërinë e tij, kur nga tribuna jugore nisën fyerjet në bazë kombëtare për mbështetësit e Rijekës.

Ata shkuan edhe më tej, madje në drejtim të tij hodhën një karrige, e cila për pak i goditi! Fluturuan edhe gjësende tjera, derisa policia qetësoi situatën.

Fatkeqësisht, nuk mbaroi me kaq shprehja e urrejtjes së tifozëve, vazhdoi jashtë stadiumit, ku pati trazira, hedhje shishe, flakë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat