Zbulohet një tjetër kundërshtar i Shqipërisë së Sylvinhos

Futboll

Zbulohet një tjetër kundërshtar i Shqipërisë së Sylvinhos

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 17:00
Sylvinho

Zbulohet një tjetër kundërshtar i Shqipërisë gjatë përgatitjeve për të marrë pjesë në Europianin e Gjermanisë. Kështu pas zyrtarizimit të miqësoreve të marsit, ndaj Kilit më datën 22 në Parma dhe ndaj Suedisë, tri ditë më vonë në Stockholm, është zyrtarizuar edhe njëri prej testeve të muajit qershor.

Bëhet fjalë për Lihtenchtejnin, me të cilin FSHF ka rënë dakord për një test miqësor gjatë grumbullimit të muajit qershor, që do të bëhet para nisjes së Kampionatit Europian.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit në Lihtenshtajn, që pranon se një nga miqësoret e tyre do të jetë ajo ndaj Shqipërisë, teksa thekson se mbetet për t’u përcaktuar vetëm data, ora dhe vendi.

“Në qershor, dy finalistë të Europianit do të duan të kontrollojnë formën e tyre kundër Lihtenshtajnit pak para fillimit të EURO 2024-ës. Fillimisht, në fillim të muajit në një vend dhe datë ende të pacaktuar, do të luajmë kundër Shqipërisë, më pas në 8 qershor në Bukuresht kundër Rumanisë”, thuhet në komunikatën e Federatës së Lihtenshtajnit.

Në muajin qershor kombëtarja e Sylvinhos pritet të zhvillojë tri ndeshje miqësore, me trajnerin brazilian që do të kolaudojë skuadrën para se të nisë Kampionati Europian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat