Dëmtohet Thuram

Futboll

Dëmtohet Thuram

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 12:03
Marcus Thuram

Ndeshja e Marcus Thuram kundër Atleticos së Madridit në Ligën e Kampionëve zgjati vetëm një pjesë.

Sulmuesi i Interit u ndal pas 43 minutash pasi goditi drejt portës kundërshtare, për shkak të një problemi fizik: kontrollet janë planifikuar për tu bërë të enjten e 22 shkurtit, por me siguri lojtari do të mungojë ndaj Leçes dhe Atalantës.

Ai ishte ndër më të frymëzuarit në pjesën e parë, por ndeshja e tij përfundoi në minutën e 45-të. Marcus Thuram u ndal në fakt në minutat e fundit të pjesës së parë të sfidës Inter-Atletico Madrid, ndeshja e parë e fazës së 1/8-ve të finales të Ligës së Kampionëve, duke ndjerë dhimbje në pjesën e brendshme të kofshës.

Sulmuesi qëndroi në fushë deri në pjesën e parë, por më pas francezit iu desh të ngrinte flamurin e bardhë.

Sulmuesi me siguri do të humbasë ndeshjen e radhës kundër Leçes (25 shkurt) dhe ndeshjen e prapambetur kundër Atalantës më 28 shkurt. Por për të mësuar më shumë do të duhet të presim orët në vijim dhe rezultatet e kontrolleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat