Dinamo mezi fiton, Adem titullar e Hoxha zëvendësues 

Futboll

Dinamo mezi fiton, Adem titullar e Hoxha zëvendësues 

Nga: K. Goca Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 22:17
Dnamo

Dinamo e Zagrebit ka shënuar fitore me mund të madh me rezultat 1:0 ndaj Varazhdinit. 

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 18-të me golin e Petkoviçit nga penalltia. 

Në minutën e 81-të, mysafirët patën një rast ideal por portieri i Dinamos, Nevistiq ka shpëtuar portën e tij.

Futbollisti shqiptar Arijan Ademi ka luajtur titullar për Dinamon de është zëvendësuar në minutën e 66-të. 

Futbollisti nga Kosova, Arbrë Hoxha, është aktivizuar nga minuta e 62-të për Dinamon. 

Për Dinamon është fitorja e 13-të në këtë sezon, të cilët janë në vendin e tretë me 44 pikë, ndërsa Varazhdini është në të tetin me 25 pikë pas javës së 23-të në elitën e futbollit kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat