E rrallë, Dinamo vendoset në Istog, gati për sfidën e nesërme 

Futboll

E rrallë, Dinamo vendoset në Istog, gati për sfidën e nesërme 

Nga: K.G. Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 18:07
Dinamo

Dinamo e Ferizajt po dëshmon se është klubi më i organizuar në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Dinamovitët janë vendosur në Istog një ditë para ndeshjes me Istogun, që luhet nesër (13.00) në kuadër të javës së 15-të të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A.

Dinamo është kampione vjeshtore me 30 pikë e ka 7 më shumë se Suhareka në pozitën e dytë.

Kryetrajneri i Dinamos, Burim Çerkini, është optimist për sfidën e nesërme dhe synon të kthehet me pikë të plota. 

“Pas seancës stërvitore të paradites dhe drekës së përbashkët, ekipi ynë merr rrugën për në hotelin ‘Trofta’ në Istog.

Stafi teknik ka planifikuar që ekipi të udhëtojë një ditë para ndeshjes, në mënyrë që futbollistëve të iu jepet pushim i mjaftueshëm për ndeshjen e nesërme.

Na prift e mbara”, njofton FC Dinamo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat