Capello: Ja pse Ancelotti është trajneri ideal për Mbappen

Futboll

Capello: Ja pse Ancelotti është trajneri ideal për Mbappen

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 14:57
Fabio Capello

Fabio Capello e konsediron Carlo Ancelotti-n si një ‘profesor’, gjë që e pozicionon atë në mënyrë të përsosur për të drejtuar Kylian Mbappe në Real Madrid.

Ndërsa raportet sugjerojnë qëllimin e Mbappe për t’u larguar nga PSG pas skadimit të kontratës së tij në qershor, Real Madrid është i përgatitur për të përqafuar yllin francez me kosto zero për sezonin 2024-25.

Los Blancos mbeten favoritët për të marrë shërbimet e Mbappe dhe është përfolur se kushtet personale do të bien dakord në javët e ardhshme.

Capello beson se yjet e shumtë në Bernabeu nuk do të përbëjnë një sfidë për Ancelottin, i cili më parë ka punuar me shumë sukeses me disa superyje.

Kur u pyet në lidhje me qasjen që një trajner duhet të ketë kur ka të bëjë me një skuadër të mbushur me kampionë, Capello tha për Gazzetta-n:

“Me personalitetin e tij. Lojtarët e gjykojnë menjëherë trajnerin. Ata e kuptojnë menjëherë nëse ke cilësitë për të drejtuar një grup. Një trajner është si një dirigjent.

“Carlo është edhe më shumë, ai është profesor”, vazhdoi Capello.

“Ai ka inteligjencë dhe karizëm dhe di si ta bëjë këtë. Më e rëndësishmja, ai di të rreshtojë ekipin në mënyrën më të mirë dhe i bën ata të ndihen të rëndësishëm”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat