Krizë rezultatesh

Futboll

Krizë rezultatesh

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 21:56
Pamje nga një ndeshje

Krizë rezultatesh!

Vendimi tani është marrë, epoka e Francisco Rodriguez në krye të Rayo Vallecano ka përfunduar.

Sipas medieve kryesore spanjolle, klubi ku luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit Ivan Balliu, ka njoftuar trajnerin për shkarkimin e tij dhe pasdite është zhvilluar një mbledhje për të përcaktuar kushtet e marrëveshjes për zgjidhjen e kontratës, ndërsa në orët në vijim pritet edhe zyrtarizimi i këtij vendimi.

Rezultatet e fundit zhgënjyese të Rayo-s ishin fatale për Francisco-n, pesë ndeshje pa fitore, teksa në 15 ndeshjet e fundit numëron vetëm një fitore.

Aktualisht Rayo Vallecano renditet në vend të 14-të të La Liga me 24 pikë, vetëm 7 pikë më shumë Cadiz i vendit të 18-të ose thënë ndryshe pozicion që përfshihet në zonën e rënies nga La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat