Capelo komenton Milan-Napoli: Ja ku qëndron diferenca

Futboll

Capelo komenton Milan-Napoli: Ja ku qëndron diferenca

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 13:45
Fabio Capelon

Për Fabio Capelon mes Napolit dhe Milanit fiton spektakli. Ish-trajneri ka analizuar sfidën e së dielës për “Radio Kiss Kiss” duke thënë se:

“Sfida mes Milanit dhe Napolit na garanton spektakël, por ai i së dielës do të jetë një angazhim i ndryshëm dhe i rëndësishëm.

Lufta e titullit tashmë duket e përfunduar dhe për të dyja skuadrat vendimtare mbetet një vend në Champions për sezonin tjetër. Në Europë ka zemërim, vendosmëri, dëshirë për të ecur përpara.

Dallimi midis mes kampionatit dhe kupave është se kompeticioni europian është turneu më i rëndësishëm. Gjithçka ndryshon në aspektin e vendosmërisë dhe dëshirës.

Aftësia e trajnerëve do të ketë shumë rëndësi, Pioli dhe Maxari duhet të jenë në gjendje të përcjellë energjinë në mënyrën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat