Bylis marshon drejt Superiores, fiton edhe Flamurtari me Elbasanin

Futboll

Bylis marshon drejt Superiores, fiton edhe Flamurtari me Elbasanin

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:00
Renditja

Bylis ecën me ritëm të shpejtë drejt Supreiores teksa ballshiotët fituan në Adush Muça përballë Apolonisë me shifrat 3-1.

Golat për mallakastriotët u shënuan nga Camara, Kastrati dhe Papa ndërsa për miqtë shënoi Omeri, një gol i minutave të fundit dhe që shërbeu sa për statistikë.

Pas kësaj fitoreje, Bylis ruan kreun e Kategorisë së Parë me 48 pikë ndërsa Apolonia mbetet me 30 pikë në vendin e pestë. Po 3-1, fitoi edhe Elbasani.

Një fitore që erdhi në transfertë përballë Tomorit. Verdheblutë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë falë golave të Telushit dhe Lleshit, ndërsa Melo shënoi në pjesën e dytë. Për vendasit golin e vetëm e realizoi De Oliveira në minutën e 72.

Elbasani mban kështu vendin e dytë me 46 pikë ndërsa Tomori mbetet në vendin e 11 me 14 pikë. Në ndeshjet e tjera, Flamurtari fitoi me shifrat 4-2 përballë Burrelit ndërsa Vora fitoi në transfertë 2-1 ndaj Korabit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat