Vdes legjenda e Real Madridit 

Futboll

Vdes legjenda e Real Madridit 

Nga: K. G. Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 15:35
Miguel Angel Gonzalez Suarez

Miguel Angel Gonzalez Suarez, ish – portieri i klubit të futbollit Real Madrid, ka vdekur në moshën 76-vjeçare. 

Portieri me nofkën ‘El Gato’, ishte i lidhur me Real Madridin, klubi ku ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij: ai punoi për klubin merengue për 18 sezone.

Ish portieri njoftoi në vitin 2022 se vuante nga skleroza laterale amiotrofike (ALS).

346 ndeshje me Real Madridin!

Miguel Angel luajti 346 ndeshje për Real Madridin në 18 sezonet (1968-1986).. Ai fitoi 8 herë Ligën, 5 Kupa të Spanjës, 2 Kupa UEFA dhe një Kupë të Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat