De Rossi: E di si të përballem me Interin

Futboll

De Rossi: E di si të përballem me Interin

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 11:37
De Rossi

Largimi i portugezit, Jose Mourinho nga stoli i “Verdhekuqve” dhe ardhja e “legjendës” së klubit, Daniele De Rossi, në krye të stolit, duke se ka “ringjallur” gjithccka te Roma, me kryeqytetasit, që tashmë numërojnë plot 4 fitore radhazi, me të fundit, që ishte ajo e mbrëmjes së të hënës, ndaj Cagliari, me rezultatin e thellë, 4 me 0.

Menjëherë pas sfidës një koment të shkurtër për mediat e bëri edhe tekniku italian, i cili u shpreh se skuadra e tij zhvilloi një sfidë vërtetë spektakolare, ndërsa kaloi të gjithë vëmendjen nga prova e së vërtetës në javën e ardhshme ku pasditen e së shtunës do të përballen, me “Zikaltërit” e Inter, në testin e parë me ekipet e mëdha të Italisë, për ish-“yllin” e mesfushës.

“U shfaqëm të zotët në fushë, ishte një ndeshje e bukur. Por, kemi shumë punë për të bërë, mendoj se është ende shumë shpejt për të parë klasifikimin.

Duhet ta pranojmë se në këto tre ndeshje jemi përballur me skuadra më pak të forta dhe që garojnë për objektiva të ndryshëm nga Roma.

Nga momentet negative dilet vetëm duke qëndruar të bashkuar, lojtarëve iu thashë se duhet të besojnë te cilësitë e tyre.

Përballja me Inter? Nuk dua ta mendoj se si do të përballej Mourinho me “Zikaltërit”. E pashë Inter-in kundër Juventus dhe një ide e kam. Megjithatë, nuk e kam menduar në detaje sepse isha i përqëndruar te Cagliari. Lojtarët meritojnë një trajner që mendon vetëm për ndeshjen e radhës.

Ndjehem mirë te Roma, kam besimin e drejtuesve. Më pëlqen që çfarë kemi praktikuar në stërvitje e kemi bërë realitet në fushë. Ndeshjen ndaj Cagliari e menaxhuam si një skuadër e madhe”,- përfundoi De Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat