Roma shkatërron Cagliarin 

Futboll

Roma shkatërron Cagliarin 

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 22:35
Lojtarët e Romës festojnë

Roma ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4:0 ndaj Cagliarit, në takimin e javës së 23-të në Serie A.

Roma e trajnerit të ri, Daniele de Rossit, po shkëlqen dhe sonte ka shënuar prej fitoreve më të thella.

Futbollistët Pellegrini (2'), Dybala (23' e 51' –nga penalltia) e Huijsen (59’) shënuan për fitoren e romakëve.

Cagliari u shkatërrua me rezultat dhe nuk arritën të shënojnë as golin e nderit.

Pas javës së 23-të Roma zë vendin e pestë me 38 pikë e Cagliari është në të 18-tin me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat