Lavdëron Asllanin

Futboll

Lavdëron Asllanin

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:36
Asllani

Trajneri i Romës Daniele de Rossi ka folur në prag të sfidës kundër Kaljarit, që do të luhet të hënën në mbrëmje. Përballë do të jenë De Rossi dhe Ranieri, studenti kundër mësuesit.

"Kam një lidhje të mirë me të. Kam kaluar dy momentet më emocionuese të historisë sime me të: vitin kur iu afruam fitimit të titullit dhe muajt e mi të fundit si lojtar te Roma.

Ai ka një inteligjencë të mprehtë. Largohesh gjithmonë i pasuruar nga një bisedë me të", ka thënë ish-mesfushori.

Fundjavën tjetër Roma do të ndeshet me Interin dhe trajneri ka deklaruar se zikaltërit kanë luksin që të mbajnë në stol lojtarë si Asllani.

 "A kam shumë zgjedhje në mesfushë?

Është një avantazh të kesh lojtarë të mirë. Interi mban jashtë Asllanin dhe Frattesin të cilët do të ishin titullarë kudo.

Të jem në gjendje të alternoj në mesfushë është një avantazh për mua”, ka thënë mes të tjerash De Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat