Pjaniç për Dybala-n: Një nga lojtarët më të fortë me të cilin kam luajtur

Futboll

Pjaniç për Dybala-n: Një nga lojtarët më të fortë me të cilin kam luajtur

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:50
Miralem Pjaniç e Paolu Dybala

Ish-mesfushori i Romës dhe Juventusit, Miralem Pjaniç, ka thurur elozhe për Paulo Dybala-n.

Pjaniç, i cili tani po bën karrierë në Arabinë Saudite, thotë se Dybala është një nga lojtarët më të mirë që ai ka luajtur në karrierën e tij.

“Një nga lojtarët më të fortë me të cilin kam luajtur ndonjëherë, më pëlqeu të luaja me të”, ka thënë Pjaniç.

“Ai është në mesin e dy-tre lojtarëve më të mirë në ligë. Kur ai prek topin, diçka ndodh gjithmonë, prekja e tij është e ndryshme nga ajo e të tjerëve”.

“Dybala ndryshon ekuilibrin. Te Roma mund të shihet kur luan dhe kur nuk luan. Me të Roma mund të konkurrojë me skuadrat tjera”, ka theksuar Pjaniç.

Ai ka folur edhe për trajnerin e ri të Romës, Daniele de Rossin.

 “Jam shumë i lumtur për të. Ai e meriton këtë mundësi. I uroj atij më të mirën”, ka pohuar Pjaniç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat