Capello, lëvdata dhe paralajmërim Leaos: Edhe në konfuzion shpik diçka

Futboll

Capello, lëvdata dhe paralajmërim Leaos: Edhe në konfuzion shpik diçka

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 17:03
Fabio Capello

Fabio Capello vazhdon të jetë një nga zërat më të respektuar në futbollin Italian.

Në një intervistë të gjerë për “Gazzetta dello Sport” ka bërë të qartë se Interi është skuadra më e fortë dhe, nëse çdo gjë shkon normalisht, ata do të fitojnë kampionatin. Por ai thotë shumë më tepër, duke i lënë një kompliment, por edhe një paralajmërim, Rafael Leãos.

E nis me një analizë për Milanin, skuadër që e ka ngritur në piedestalin e futbollit europian në fill të viteve 1990.

“Për Milanin nuk mjafton vendi i tretë. Besoj se në këtë moment dhe me nënshkrimet që kanë bërë, Milani është më i fortë se Juventusi”.

“Ai ka cilësi të çmendura, por është pak konfuz.

Sigurisht, edhe në konfuzion, është pothuajse gjithmonë ai që çekuilibron, është pothuajse gjithmonë ai që shpik diçka dhe zgjidh lojërat. Qoftë vetëm sepse me të në fushë kundërshtarët duhet të lëvizin të gjithë mbrojtjen e tyre në një anë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat