Kjo fitore do të shërbejë si një shtysë për pjesën e dytë të kampionatit

Futboll

Kjo fitore do të shërbejë si një shtysë për pjesën e dytë të kampionatit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 13:29
Arteta

Fitorja 2:1 ndaj Nottingham Forest ka rikthyer buzëqeshjen tek Arsenal, që ngjitet në vendin e dytë në Premier League, dy pikë pas Liverpool. Një fitore që erdhi në një moment disi delikat për “topçinjtë”, që nuk ishin paraqitur mirë kohët e fundit.

“Jam shumë i kënaqur me performancën dhe rezultatin.

Ne pamë atë që ndodhi vitin e kaluar këtu dhe donim ta luanim më mirë.

Donim të bënim një kthesë në kampionat dhe ia dolëm mbanë me këtë fitore”, u shpreh trajneri i Arsenal, Mikel Arteta.

“Performanca ishte shumë e mirë, ne e dominuam plotësisht lojën.

Duhet të kishim durim, por gjithmonë e kishim syrin te kundërshtari, nuk i lejonim të vraponin.

Më vjen keq për golin e pësuar në fund, por e merituam fitoren”, tha më tej trajneri spanjoll.

“Shpresoj që kjo fitore të na japë atë shtysë që kemi nevojë për pjesën e dytë të sezonit. Skuadrën e pashë në formë dhe gati për të luftuar. Tani nis një periudhë delicate dhe duhet të jemi gati”, u shpreh Mikel Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat