Ylli brazilian shkëmbën fanellën me dy pako me çokollada!?

Futboll

Ylli brazilian shkëmbën fanellën me dy pako me çokollada!?

Më: 31 janar 2024 Në ora: 12:46
Newcastle

Newcastle ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Aston Villa, duke triumfuar në Villa Park me rezultat 3-1.

Fabian Shar me dy gola dhe një autogol nga Moreno i dhanë tre pikët e mëdha nga ky udhëtim i vështirë.

Megjithatë mesfushori brazilian Bruno Guimaraesh mori gjithë vëmendjen në fund të ndeshjes, me një gjest të mrekullueshëm.

Teksa po shkonte në dhomat e zhveshjes, Guimaraesh u ndalua nga një tifoze që ishte përkujdesur për t’i bërë një dhuratë të bukur brazilianit.

Tifozja e Newcastle i dhuroi brazilianit dy pako me çokollada dhe në këmbim mori fanellën e brazilianit.

Pa hezitim fare, Guimaraesh shkëmbeu fanellat me pakot e çokolladave dhe kamera e kapi atë shumë të lumtur. Gjithsesi gjesti i bukur nga reprezentuesi brazilian është bërë viral në rrjetet sociale, por edhe ai është duartrokitur për gjestin e bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat