Fahredin Duraku shumë afër skuadrës gjermane

Futboll

Fahredin Duraku shumë afër skuadrës gjermane

Nga: K. G. Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:31
Fahredin Duraku

Ish futbollisti i mirënjohur, Fahredin Duraku, aktualisht trajner, pritet që të vazhdojë punën si trajner në skuadrën gjermane, Waldhof Manheim, që garon nmë Bundesliga III.

Duraku është në kontakt me ekipin gjerman dhe shpreson që të bien në ujdi.

“Në Manheim kam qëndruar 15 ditë me ftesën e kryetarit të klubit Egon Scheuermann dhe ish nënkryetarit Mirko Joziç, ku e kemi përcjell edhe ndeshjen Waldhof kundër Dinamo Dresden me 23 Janar.

Qëllimi im i vizitës ka qenë si të vazhdoi karrierën time si trajner në klubin Waldhof Mannheim”, thotë Duraku. 

Aty është takuar edhe me Besnik Tahirin.

“Jam takuar edhe me menaxherin toëe shqiptar Besnik Tahirin, i cili jeton dhe vepron ne Mannheim, kemi qenë së bashku në darke me Mentorin dhe ndihmëstrajnerin e Waldhofit Marko Göbel”, tregon Duraku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat