​Mbappe merr në dorë situatën për të ardhmen e tij

Futboll

​Mbappe merr në dorë situatën për të ardhmen e tij

Më: 30 janar 2024 Në ora: 09:59
​Mbappe

Tashmë është aktivizuar numërimi mbrapsht dhe shumë shpejt do të ketë lajme për të ardhmen e Mbappes. Siç ka mësuar “AS” nga burime të sigurta pranë PSG-së, ylli është angazhuar që klubi parizian të komunikojë vendimin e tij përfundimtar në ditët në vijim, pra do ta thotë brenda jo më shumë se një ose dy javësh.

Klubi kryeqytetas e konsideron gjithashtu një shenjë të mirë që Mbappé po merr kohë për të shqyrtuar dy opsionet që ka në tavolinë: të vazhdojë te PSG ose të vesh fanellën e Real Madridit. Ata e kuptojnë se ai ka ende shumë dyshime nëse gjëja më e mirë për karrierën e tij është largimi nga PSG.

Ndryshe nga sa është publikuar, PSG nuk i ka bërë asnjë ofertë rinovimi lojtarit. Ai thjesht ju ka kërkuar që fillimisht të tregojnë nëse dëshirojnë që Mbappe të vazhdojë të jetë pjesë e projektit apo jo.

Jo më kot ai ka edhe një vit kontratë të nënshkruar, të cilën Mbappé mund ta aktivizojë në mënyrë të njëanshme dhe për të cilën do të fitonte 70 milionë euro bruto.

Nga ana e tij, Real Madridi i ka përcjellë tashmë lojtarit ofertën e tij. Siç shkruan kjo gazetë, francezi nuk mund të fitonte më shumë se 30 milionë euro bruto për sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat