Tirana kthehet në “makth” për Skënderbeun

Futboll

Tirana kthehet në “makth” për Skënderbeun

Më: 28 janar 2024 Në ora: 11:15
Pamje nga një ndeshje

Në “Air Albania” do të luhet një nga sfidat e javës së 21-të të Superiores. Tirana rikthehet të luajë në “Air Albaniaa”, teksa në orën 17:00 do të presë Skënderbeun për të bërë mes tyre llogaritë e kësaj javë.

Një luftë e fortë pritet të jetë në fushën e lojës, pasi të dyja ekipet kërkojnë vetëm fitoren , bardheblutë për të “blinduar” pozitat e tyre në “Final-Four”, ndërsa nga krahu tjetër korçarët për të tentuar një vend në top-4.

Por ndeshjet 6 e fundit midis këtyre dy ekipeve “flasin” në favor të “bardhebluve”.

Tirana ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e sezonit të kaluar, ndërsa 1 ka përfunduar në barazim. Ndërsa në dy fazat e para të këtij sezoni, është përsëri Tirana ajo që ka rezultate pozitive.

Të besuarit e Julian Ahmatajt fituan një ndeshje dhe barazuan tjetrën. Këto statistika “favorizojnë” Tiranën, por 5 ndeshje pa fitore, mund t’i japin një tjetër motiv Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat