Nga Gabriel Jesus te Boniface, 8 emra për pasuesin e tij

Futboll

Nga Gabriel Jesus te Boniface, 8 emra për pasuesin e tij

Më: 27 janar 2024 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Victor Osimhen do të largohet nga Napoli në verë. Vetë presidenti i kampionëve në fuqi të Italisë, pranoi se do e shesë sulmuesin nigerian në fundin e sezonit.

“E dinim që përpara rinovimit se ai do të largohej. Mund të shkojë te Reali i Madrid, PSG-ja ose në Premier League”, u shpreh Aurelio De Laurentiis.

Ndërkohë, kreu i Napolit i ka idetë e qarta në lidhje me zëvendësuesin e Osimhen, i cili e ka shprehur hapur dëshirën për të provuar emocionet e futbollit anglez.

Jonathan David (Lille), Victor Boniface (Bayer Leverkusen), Gabriel Jesus (Arsenal), Joshua Zirkzee (Bologna), Romelu Lukaku (Roma), Serhou Guirassy (Stuttgart), Santiago Gimenez (Feyenoord) dhe Gonçalo Ramos (PSG).

Shumë emra ndodhen në listën e dëshirave të presidenti De Laurentiis, i cili në fillim shpreson të përfitojë sa më shumë nga shitja e Osimhen. Për të nisur më pas ofensivën për pasuesin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat