Një tjetër skuadër italiane futet në garë për Jasharin

Futboll

Një tjetër skuadër italiane futet në garë për Jasharin

Më: 25 janar 2024 Në ora: 20:40
Ardon Jashari

Skuadra e Sassuolos është e fundit që është futur në garë për shërbimet e mesfushorit Ardon Jashari, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport” të enjten.

Madje, thuhet se gjasat janë të mëdha që Jashari t’i bashkohet ekipit italian para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Te Luzerni, ekip me të cilin Jashari ka kontratë deri në vitin 2026, po kërkojnë mbi pesë milionë euro për kartonin e tij.

21-vjeçari prej janarit të vitit 2022 është pjesë e ekipit të parë të Luzernit, ndërsa këtë edicion ka tri gola e një asistim në 18 ndeshje të luajtura në Superligën zvicerane.

Krahas Sassuolos, Jashari ka kohë që po monitorohet edhe nga Atalanta, Verona, Napoli e Bologna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat