​Mourinho lidhet me stolin e rivalit të Romës

Futboll

​Mourinho lidhet me stolin e rivalit të Romës

Më: 22 janar 2024 Në ora: 10:47
José Mourinho

José Mourinho raportohet se ka refuzuar një ofertë nga skuadra arave Al Shabaab, derisa emri i tij po lidhet me stolin e Napolit.

“The Times” raportoi të dielën se Mourinho do të takohej me Presidentin e Napolit De Laurentiis për të diskutuar një emërim të mundshëm si trajner i të kaltërve për sezonin e ardhshëm.

Sipas “Gazzetta.it” , nuk ka konfirmime se takimi mes ADL-së dhe trajnerit portugez do të zhvillohet realisht, por Mourinho dëshiron një tjetër aventurë të madhe' pas shkarkimit nga Roma, ndaj ka refuzuar një ofertë nga Al Shabaab.

Gazeta shton se De Laurentiis do të thyente bankën vetëm për një trajner, Antonio Conte, dhe mbetet për t'u parë nëse Jorge Mendes dhe Mourinho do ta bindin pronarin e “Partenopeit” të bëjë një ofertë fitimprurëse për sezonin 2024-2025.

Mourinho është shkarkuar nga Roma pas dy vitesh e gjysmë. Ai fitoi 68 nga 138 ndeshjet e tij në krye të “Giallorossëve”, duke fituar Ligën e Konferencës në 2021-22.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat