Napoli tundon portugezin

Futboll

Napoli tundon portugezin

Më: 21 janar 2024 Në ora: 12:03
Jose Mourinho

Jose Mourinho nuk është më trajner i Romës dhe tashmë po mendon për të ardhmen.

Dhe e ardhmja mund të quhet edhe Napoli.

Ditët e fundit ka pasur një kontakt mes Aurelio De Laurentiis dhe agjentit të trajnerit, Jorge Mendes, dhe tashmë “Sunday Times”, nga Anglia, ka hedhur bombën: këtë javë “Special One” do të takojë presidentin e Napolit.

Trajneri portugez synon një rikthim të menjëhershëm në pankinë pas largimit nga Roma dhe do të preferonte të qëndronte në Itali, duke kaluar në një klub me burime financiare më të rëndësishme se verdhekuqtë siç është Napoli.

Tabloidi anglez shkruan se Mourinho është gati të takohet me De Laurentiis për të kuptuar nëse palët mund të bien dakord për të nisur një projekt të ri. Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se portugezi do të niste një aventurë të re në Arabinë Saudite, por Mou preferon të qëndrojë në Evropë dhe këtë javë do të jetë spektator në një ndeshje të Serisë A për të treguar dëshirën e tij për të qëndruar në futbollin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat