Probleme për Varanen

Futboll

Probleme për Varanen

Më: 20 janar 2024 Në ora: 16:21
Varane

Aventura e Raphael Varane te Manchester United nuk ka qenë aspak pozitive.

Qendërmbrojtësi francez u largua nga Real Madridi disa vite më parë për të provuar aventurën angleze, por gjërat nuk kanë shkuar mirë te Djajtë e Kuq dhe tani mbrojtësi do ka përfunduar në merkato.

Marrëdhënia mes Varane dhe Ten Hag nuk është aspak e mirë dhe orët e fundit në Angli është shfaqur një rast i ri që përfshin francezin, i cili po shkakton shumë diskutime.

Mbrojtësi ka publikuar një foto në profilin e tij në Instagram në dëborë, në Alpe me familjen e tij.

Një foto që ngjalli polemika, duke qenë se kushtet kontraktuale të Manchester United i ndalojnë futbollistët të bëjnë ski për të shmangur dëmtimet.

Klubi tani synon ta hetojë këtë çështje, duke u përpjekur të kuptojë nëse mbrojtësi ka bërë ski, duke rënë kështu në kundërshtim me rregullat kontraktuale, gjë që mund të çojë në përfundimin dhe lamtumirën e mbrojtësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat