​Ranieri: Më vjen keq për Mourinhon

Futboll

​Ranieri: Më vjen keq për Mourinhon

Më: 19 janar 2024 Në ora: 17:55
Trajneri i Cagliarit, Claudio Ranier

Trajneri i Cagliarit, Claudio Ranieri ndjen keqardhje për Jose Mourinhon por i dëshiron gjitha të mirat ish-lojtarit të tij Daniele De Rossi duke thënë se ai është një djalë i Romës.

Ranieri foli në një konferencë për media sot para ndeshjes me Frosinonen në Serie A, dhe sigurisht nuk mundi t’i shpëtonte një pyetjeje për Jose Mourinhon dhe Daniele De Rossin.

De Rossi së fundmi e zëvendësoi Jose Mourinhon si trajner në “Stadio Olimpico”.

“Më vjen keq për Mourinhon. Roma humbi një luftëtar të vërtetë i cili e udhëhoqi klubin drejt një trofeu evropian, dhe e mbushi stadiumin me tifozë në çdo ndeshje”, tha Ranieri.

“Tani vjen De Rossi, një djalë i Romës. I dëshiroj atij gjitha të mirat dhe të garojë si trajner për atë që e fitoi si lojtar”, shtoi më tej Ranieri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat