Gerrad rinovon me Al Etifak

Futboll

Gerrad rinovon me Al Etifak

Më: 19 janar 2024 Në ora: 13:49
Gerrad

Dikush ikën dhe dikush qëndron.

E për më tepër rinovon.

Të nesërmen e njoftimit zyrtar të ndarjes mes Al Etifak dhe Xhordan Henderson klubi saudit ka lajmëruar zgjatjen e kontratës së trajnerit Stiven Gerrad .

“Ish-kapiteni i Liverpulit - thuhet në njoftimin e shpërndarë nga klubi saudit - ka rinovuar deri më 2027-ën marrëveshjen me skuadrën e qytetit të Damam”.

Lajmi i sapodhënë i ka dhënë fund zërave që kanë qarkulluar në javët e fundit oër një shkarkim të mundshëm të Xherard, teksa pankina e teknikut anglez ishte në diskutim për shkak të rezultateve jo shumë të mira të marra nga skuadra, e cila pas 19 javësh në kampionat (Pro Liga saudite është ndalur për shkak të Kupës së Azisë dhe do të nisë në mesin e shkurtit) mban vendin e tetë me 25 pikë dhe nuk fiton prej nëntë javësh.

Për Xherard pra asnjë shpëtim të fundit në fillimin e turneut duke mbajtur një rol kyç në projektet e së ardhmes së klubit, që është i gatshëm për t’u kthyer në merkato e për të gjetur zëvendësuesin e denjë të Henderson.

Në karrierën e tij si trajner, Gerrad ka fituar një titull kampion në Premier Ligën e Skocisë me Rejxhërs, të cilën e ka drejtuar nga 2018-ta deri më 2021. Nga nëntori 2021 deri në tetor 2022 ka drejtuar Aston Vilën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat