Prishen altoparlantët e stadiumit në Kupën e Afrikës

Futboll

Prishen altoparlantët e stadiumit në Kupën e Afrikës

Më: 15 janar 2024 Në ora: 21:40
Pamje nga stadiumi

Kupa e Afrikës ka filluar prej pak ditësh me rezultate surprizë, por si gjithmonë edhe me ngjarje të çuditshme.

Një e tillë ka ndodhur sot në stadiumin “Charles Konan Banny de Yamoussoukro” në Bregun e Fildishtë, para ndeshjes së fazës së grupeve mes Senegalit dhe Gambias.

Skuadrat janë rreshtuar në mesin e fushën në pritje të himneve dhe i pari nisi ai i Senegalit. Por ai u mbyll para kohe pas një problemi në altoparlantë që i dha fund muzikës.

Megjithatë, kënga u çua deri në fund nga tifozët e Senegalit, të cilët kënduan me zë të lartë vargjet e mbetura.

Pak çaste më vonë, i njëjti problem u përsërit edhe me himnin e Gambias, teksa altoparlantët “dhanë shpirt” në mes të ekzekutimit të himnit.

Po ashtu si senegalezët, edhe tifozët e Gambias të pranishëm në stadium, çuan deri në fund këngën para fillimit të ndeshjes që përfundoi me shifrat 3-0 për Senegalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat