Vinicius Junior shënon het-trik, Reali poshtëron Barcelonën në finalen e Superkupës

Futboll

Vinicius Junior shënon het-trik, Reali poshtëron Barcelonën në finalen e Superkupës

Nga: K.G. Më: 14 janar 2024 Në ora: 20:24
Reali në festë, Barcelona e dëshpëruar

Real Madridi i trajnerit Carlo Ancelotti ka përqafuar trofeun e parë për vitin 2024. 

Madrilenët ngadhënjejnë me rezultat 4:1 ndaj Barcelonës, në finalen e Superkupës së Spanjës, që u zhvillua larg tokës spanjolle, në Riyadh të Arabisë Saudite.

Futbollisti brazilian, Vinicius Junior, ishte kryefjala e finales, duke shënuar het-trik dhe poshtëruar me rezultat Barcelonën!

Një finale me pesë gola dhe një karton të kuq.

Në minutën e 71-të Araujo i Barcelonës është përjashtuar pa dy kartonëve të verdhë.

Ditë të vështira për trajnerin e Barcelonës, Xavi, që sot padyshim ka pësuar njërën prej humbjeve më të rënda nga rivali i përbetuar dhe i përjetshëm, klubi “mbretëror”. 

Vinicius Junior si i çartur, ka shënuar në minutën e 7'-të, 10' e 39' – nga penalltia, Rodrygo (64’). 

Për Barcelonën realizoi Lewandowski në minutën e 33-të.

Reali në festë, Barcelona e dëshpëruar nga humbja në finale që u luajt në tokën arabe.

Reali fiton Superkupën e Spanjës për të 13-ën herë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat