Synohet rritja e cilësisë së talenteve

Futboll

Synohet rritja e cilësisë së talenteve

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:56
Pamje nga stërvitja

Projekti “Step by Step” i krijuar nga Drejtoria Teknike e FSHF-së me qëllim zbulimin e talenteve për të ardhmen do të nisë punën edhe këtë vit sipas një programi të koordinuar në detaje me Departamentin e Ekipeve Kombëtare dhe trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave U-15, U-17 dhe U-19.

Dy ditë në javë, lojtarët do të grumbullohen në “Shtëpinë e Futbollit” me trajnerët dhe do të punojnë në aspektin fizik e teknik, por mbi të gjitha në aspektin taktik individual.

Duke nisur nga dita e hënë më datë 15 janar, puna do të nisë me futbollistët e grup-moshës U-15 që do të vihen nën urdhrat e trajnerit të Kombëtares U-15, Armand Damo.

Stërvitjet do të kryen në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ndërsa më datë 16 janar në fushë do të zbresin futbollistët e grup-moshës U-17 që do të punojnë me trajnerin e Kombëtares U-17, Ardi Behari. Puna do të jetë e kombinuar në fushë dhe në palestër.

Me futbollistët e grumbulluar do të punohet çdo javë. Në muajin janar lojtarët e grup-moshës U-15 dhe U-17 do të grumbullohen sërish më datë 23, ndërsa lojtarët e grupmoshës U-19 do të grumbullohen më datë 29 janar.

Projekti “Step by Step” ka si qëllim të angazhojë të gjithë futbollistët e këtyre grupmoshave të cilët jetojnë në Shqipëri, pasi synohet që të rritet sa më shumë cilësia e lojtarëve vendas, të cilët janë pjesë e klubeve dhe akademive shqiptare, në mënyrë që ato të bëhen baza e ekipeve kombëtare të moshave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat