Futbollisti shqiptar e mbyll me Interin

Futboll

Futbollisti shqiptar e mbyll me Interin

Më: 12 janar 2024 Në ora: 13:48
Kevin Zefi

Interi do t’i japë lamtumirën Kevin Zefit, siç raportohet nga “Sportitalia”.

Irlandezi me origjinë shqiptare është në skadencë kontrate me Interin dhe pritet t’i bashkohet Romës, për të marrë kështu vendin e Kerubinit, ish-lojtarit verdhekuq që u transferua te Juventusi në kuadër të operacionit që solli Huijsen te Roma.

Sulmuesi i djathtë është një profil interesant dhe në dy sezone e gjysmë me Interin ka arritur të lërë gjurmë falë 47 paraqitjeve, 25 golave dhe 11 asistimeve, ndërkohë që ka luajtur me zikaltrit U-17 dhe U-18.

18-vjeçari është kërkuar me ngulm nga drejtori i verdhekuqve Daniele Plaçido, që beson te potenciali i tij dhe shpreson të ketë realizuar goditjen e duhur për Romën dhe pse jo, edhe për të ardhmen e klubit kryeqytetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat