Ismaili gjen golin debutues me fanellën e Baselit!

Futboll

Ismaili gjen golin debutues me fanellën e Baselit!

Më: 11 janar 2024 Në ora: 14:36
Erdin Ismaili

 

Erdin Ismaili, vetëm 18-vjeç nga lagjja e Hasanbegut të Shkupit, po ecën me hapa të shpejtë në karrierën e tij futbollistike.

Ismaili, vetëm disa ditë më parë kishte debutuar me ekipin e parë të Baselit, edhe atë ndaj gjigandëve gjerman të Bajernit të Munihut, ndërsa në paraqitjen e tij të dytë, që e luajtën kundër Aarau, i njëjti arriti që të shënojë edhe golin debutues.

Një paralajmërim fantastik i karrierës së tij, një djaloshi që vjen nga një prej lagjeve më të njohura shqiptare nga Shkupi, që shpresojmë të vazhdojë me këtë ritëm dhe të debutojë së shpejti edhe në ndeshje zyrtare me ekipin e parë të Bazelit, te e cila skuadër është rritur si futbollistë.

Ai ka nisur që nga moshat e reja, duke luajtur me të gjitha grupmoshat e Bazelit, me të cilën skuadër U19 kishte luajtur edhe në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve për të rinj, ndryshe e njohur si “UEFA Youth League”.
Ismaili shënoi në minutën e 82-të kundër Aarau, mirëpo goli i tij nuk mjaftoi, pasi skuadra e Bazelit në fund pësoi disfatë 2:3.

Për Aaraun në anën tjetër një gol realizoi shqiptari Shkëlqim Demhasaj, derisa gjithashtu në listën e golashënuesve u regjistruan edhe maqedonasi Nikolla Gjorgjev dhe serbi, Aleksandar Cvetkoviç.

Te Bazeli, përveç shkupjanit Ismaili, u paraqitën edhe Kololli dhe Avdullahu, derisa në anën tjetër për Aarau, bashkë me Demhasajn, luajtën edhe mesfushorët Valon Fazliu, Milot Avdyli, Samuel Krasniqi si dhe dy mbrojtësit Binjamin Hasan dhe Arijan Qollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat