Kumbulla rikthehet në derbi

Futboll

Kumbulla rikthehet në derbi

Më: 10 janar 2024 Në ora: 14:04
Marash Kumbulla

U zgjodh një skenë e rëndësishme. Marash Kumbulla u bë pjesë e skuadrës së Roma-s pikërisht në derbin tepër të ndjerë të kryeqytetit italian. “Verdhekuqtë” e Jose Mourinho këtë të mërkurë, në orën 18:00, me “shqiponjat” e Lazio në duelin e Kupës së Italisë, dhe trajneri portugez e përfshiu mbrojtësin e kombëtares në ekip.

Kumbulla ka mbi 8 muaj jashtë fushe për shkak të një dëmtimi që e pësoi në 29 prill të vitit të kaluar, në ndeshjen e Serie A ndaj Milan në stadiumin “Olimpico”.

Lëndimi i 23-vjeçarit ishte i rëndë, këputje ligamentesh të gjurit dhe koha e riaftësimit tepër e gjatë.

Kjo bëri që shqiptari të humbiste fundin e sezonit të kaluar dhe gjysmën e këtij edicioni, si dhe të mos ishte pjesë e kombëtares shqiptare në eliminatoret e Kampionatit Evropian.

“Mezi po pres”,- ishte mesazhi i futbollistit në profilin e tij zyrtar, në rrjetin social, “Instagram”.

Kumbulla është në sezonin e katërt te Roma, pasi shkëlqeu te Verona gjithashtu në Serie A, ndonëse nën drejtimin e Jose Mourinho nuk e ka pasur të lehtë që të jetë titullar. Shpresa është që të aktivizohet sa më shumë që të kthehet në Kombëtare për Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat