Zhegrovën e duan klubet gjermane, angleze e spanjolle, ylli i Kosovës vlerësohet rreth 20 milionë euro

Futboll

Zhegrovën e duan klubet gjermane, angleze e spanjolle, ylli i Kosovës vlerësohet rreth 20 milionë euro

Më: 9 janar 2024 Në ora: 09:59
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova e ka arritur kulmin e karrierës.

Ylli kosovar është bërë protagonist i Lillet dhe është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierës.

Ndonëse ka kontratë me klubin francez deri në verën e vitit 2026, përfaqësuesi kosovar mund të lëvizë qysh në verën që po vjen.

Interesimi për shërbimet e sulmuesit të krahut nga klubet e ligave më të forta evropiane nuk mungon.

Gazetari i “Sky Sport Germany”, Florian Plettenberg raporton se interesim për kartonin e 24 vjeçarit kanë shfaqur klubet gjermane, angleze dhe spanjolle..

Por, sipas tij, “Messi i Kosovës” e preferon më shumë Bundesligën dhe mundëësisht njërin prej Top 5 klubeve gjermane.

Gjithnjë sipas tij, disa klube gjermane janë duke e vëzhguar ish-futbollistin e Baselit.

Zhegrova e nisi vitin 2024 në mënyrë fantastike me tre gola dhe dy asistime në një ndeshje të Kupës së Francës.

Në këtë sezon, Zhegrova i ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha garat duke i realizuar 6 gola dhe duke i bërë 7 asistime.

Edhe pse në Transfermarkt vlera e kartonit të tij është 10 milionë euro, gazetari gjerman raporton se Lille i kërkon rreth 20 milionë euro për yllin e tij të ri.

Pra, klubet që e duan futbollistin e krahut të djathtë tashmë e dinë se sa para duhet t’i paguajnë nëse duan ta bëjnë atë të vetin.

Zhegrova është lojtar i rëndësishëm edhe tek Kombëtarja e Kosovës, ani pse në muajt e fundit mungoi për arsye tashmë të njohura. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat