Vidal i bën thirrje yllit të Interit

Futboll

Vidal i bën thirrje yllit të Interit

Më: 7 janar 2024 Në ora: 15:49
Arturo Vidal

Arturo Vidal, ish-mesfushori i Juventus-it dhe Inter-it aktualisht pa kontratë, ka kritikuar klubin zikaltër për atë që po ndodh me Alexis Sanchez.

36-vjeçari, gjatë një lidhje direkte në kanalin e tij në Twitch, i ka dërguar një mesazh të qartë Nino Maravilla-s:

“Alexis, nëse më dëgjon, të lutem largohu nga Inter-i.

Nuk duhej të ishte kthyer kurrë tek Inter-i, ia kam thënë. Duhej të shkonte te një klub ku mund të argëtohej dhe të luante, ku të kishte mbështetjen e të gjithëve, por ai është kokëfortë”.

Vidal nuk është dakord në lidhje me zgjedhjen e bërë nga Sanchez, i kthyer te zikaltrit një vit pasi ishte larguar, duke zgjidhur kontratën.

“Lautaro është një sulmues i mirë, por si mund të mos luajë Sanchez tek Inter-i? Luan Mkhitaryan dhe jo Alexis, si është e mundur? Më vret kur mendoj për këtë…”.

“Alexis është shumë i fortë.

Do të preferoja ta shihja te River se tek Inter-i. Duhet të shkojë aty ku mund të luajë, ku mund të argëtohet, ku e duan me të vërtetë.

“Ai është i lumtur vetëm nëse luan, kështu nuk është i lumtur. Dhe shokët e skuadrës nuk janë më të mirë, por trajneri nuk e do dhe kaq.

Përndryshe si mund ta aktivizosh 9 minuta para fundit të ndeshjes? Më zemëron shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat