Përgjigjet drejtori sportiv i Bavarezëve

Futboll

Përgjigjet drejtori sportiv i Bavarezëve

Më: 7 janar 2024 Në ora: 12:31
Eric Dier

Drejtori Sportiv i Bayern Munich, Cristoph Freund, ka folur për mundësinë e transferimit të Eric Dier e Tottenhamit.

Ylli i “Spurs” është synim i kampionëve në fuqi të Gjermanisë për afatin kalimtar të këtij muaji.

Freund thotë se e njeh lojtarin, por sipas tij, deri tash ende nuk ka asgjë konkrete.

“E njoh lojtarin, por nuk mund të them asgjë. Le të mos spekulojmë”, ka thënë Freund.

“Fakti është se ne jemi në kontakt me disa lojtarë. Afati kalimtar dimëror nuk është aq i lehtë”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat