Bayern nis punën për afrimin e mbrojtësit të Tottenham

Futboll

Bayern nis punën për afrimin e mbrojtësit të Tottenham

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:13
Eric Dier

Bayern Munich është duke punuar intensivisht në merkato për të përforcuar skuadrën.

Sipas raportimeve të medieve britanike, së fundmi punës së klubit gjerman i është bashkuar edhe sulmuesi Harry Kane.

Bavarezët dëshirojnë që të kenë në radhët e tyre mbrojtësin e Tottenham, Eric Dier dhe Kane po bën rolin e ndërmjetësit.

Kane dhe Dier kanë qenë miq të ngushtë të “Spurs” dhe në ekipin kombëtar, për këtë arsye sulmuesi është përfshirë në negociata për ta përshpejtuar këtë lëvizje.

Kane mësohet se i ka treguar mikut të tij se si të jeton në Mynih, si dhe i ka zbuluar në detaje projektin e skuadrës së Tuchel, duke e shtyrë që të transferohet në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat