Muslija do të transferohet në Bundesliga, në negociata me dy klube elitare gjermane

Futboll

Muslija do të transferohet në Bundesliga, në negociata me dy klube elitare gjermane

Më: 6 janar 2024 Në ora: 12:07
Florent Muslija

Florent Muslija do të rikthehet të luaj pas disa viteve në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Mesfushori kosovar është në formë jetësore me skuadrën e tij aktuale Paderborn dhe ka zgjuar interesimin nga elita e futbollit gjerman.

Largimi i tij nga Paderborn në janar duket mëse i mundshëm, pasi lojtari ka kontratë me zikaltërtit deri në verën e vitit 2024.

Sport Bild ka raportuar se Muslija do të rikthehet të luaj në Bundesliga dhe tanimë është në bisedime me dy skuadra.

Lexo po ashtuViti i jashtëzakonshëm i Florent Muslijës me gola e asistime: Në 2024 për hapin e madh, dua ta vazhdoj me këtë ritëm

VFL Bochum fillimisht kërkoi transferimin e tij, por garës së fundmi i është shtuar edhe Freiburgu.

25-vjeçari shkëlqeu ndaj Freiburgut në Kupën e Gjermanisë me një gol dhe një asistim, ku Paderborn arriti fitore të madhe në udhëtim.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman vet lojtari është i gatshëm për të bërë një hap para në karrierë, derisa te Paderborni po presin ofertën e duhur për ta lënë të lirë të largohet reprezentuesin kosovar.

Interesim për lojtarin ka edhe nga jashtë kufijve të Gjermanisë, megjithatë dëshira e tij është të luaj në Bundesliga dhe Freiburg tani po shihet si skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat