Çerekfinalet zhvillohen të gjitha javën e ardhshme

Futboll

Çerekfinalet zhvillohen të gjitha javën e ardhshme

Më: 5 janar 2024 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Pas fitores së Juventus ndaj Salernitana, mbrëmjen e së enjtes që sapo lamë pas janë plotësuar dhe të gjitha çiftet çerek-finaliste të Kupës së Italisë, ku “Bardhezinjtë” do ndeshen me skuadrën e Frosinone, Bologna do të përballet me “Violët” e Fiorentina, Roma do të sfidojë “Shqiponjat” e Lazio, në “Derbin e Kryeqytetit”, ndërsa Atalanta e Berat Gjimshitit do të përballet me “Djajtë” e Milan.

Këtë të premte janë përcaktuar dhe datat kur do të zhvillohen këto sfida, ku gjithçka do të kryhet brenda javës së ardhshme, me sfidën e parë, që do të zhvillohet mbrëmjen e së martës, së 9 janarit,  ku në “Artemo Franchi” të Firencez, “Violët” e Fiorentina do të presin “Emilianët” e Bologna, në një përballje e cila nuk duhet humbur.

Çerekfinalet ndizen të mërkurën e 10 janarit, me “Derbin e Kryeqytetit” Lazio-Roma, që do të përballen në orën 18:00 në “Stadio Olimpico”, ndërsa në orën 21:00, po të mërkurënvëmendja do të spostohet e gjitha në “San Siro”, aty ku “Djajtë” e Milan do të përballen me “Zikaltërit” e Atalanta.

Ndërkaq, gjithçka do të mbyllet mbrëmjen e së enjte, ku në “Allianz Stadium” të Torinos, “Bardhezinjtë” e Juventus do të presin skuadrën e Frosinone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat