Kane mund të ribashkohet me një mik në Bavari

Futboll

Kane mund të ribashkohet me një mik në Bavari

Më: 5 janar 2024 Në ora: 15:40
Kane e Dier

Bayern Munich mund t’i japë Harry Kane një ish-bashkëlojtar dhe mik.

Sipas raporteve nga “Sky Deutschland”, bavarezët po vlerësojnë mundësinë e nënshkrimit të Eric Dier, kontrata e të cilit skadon në qershor.

Mbrojtësi i ishte propozuar tashmë Bayernit në verë dhe mund të jetë zgjidhje për Thomas Tuchel, që kërkon përforcime në repartin e mbrojtjes.

Në këtë pjesë të parë të sezonit Dier, 29 vjeç, ka luajtur vetëm 4 ndeshje, nga të cilat vetëm një si titullar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat