Dybala mund të largohet nga Roma

Futboll

Dybala mund të largohet nga Roma

Më: 1 janar 2024 Në ora: 18:13
Dybala

Futbollisti argjentinas Paulo Dybala përforcoi Romën në verën e vitit 2022 kur bëri një transferim nga Juventusi.

Dybala është ende nën kontratë me skuadrën verdhekuqe, por në fillim të afatit kalimtar të janarit, në kontratë është aktive një klauzolë speciale, sipas së cilës futbollisti argjentinas mund të largohet me një çmim prej 13 milionë euro.

Ky opsion nuk vlen për ekipet e Serisë A, por vetëm për klubet jashtë Italisë.

Raportohet se klubet nga Arabia Saudite janë gati të aktivizojnë klauzolën që në ditët e para të vitit 2024, por Dybala ka deklaruar në disa raste se është i lumtur te Roma dhe se nuk po mendon të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat