Nuk ndryshon mendjen

Futboll

Nuk ndryshon mendjen

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 14:26
Fabio Kapelo

Ish-trajneri i Milanit, Fabio Kapelo në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka analizuar garën për titull pas përfundimit të ndeshjes së fundit për vitin 2023 mes Juventusit dhe Romës.

“Fitorja e Juventusit ndaj Romës është e rëndësishme, shkurton distancën në krye, por unë vazhdoj ti qëndroj mendimit tim. Pavarësisht renditjes, ende nuk shoh një përballje të vërtetë kokë më kokë.

Për mua Interi është ende vetëm në garë dhe nëse luan ashtu siç di dhe nëse nuk ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme dhe të paparashikueshme, skuadra e Inzagit është favorit, thjesht sepse është më e fortë.

 Sigurisht, Alegri ende flet për objektivin e Champions, por ai beson në “Scudetto” dhe ka të drejtë të besojë në të. Ekipi i tij do të luftojë deri në fund”, deklaroi Kapel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat