Gjeneratë e artë e Prishtinës, nderohet me medalje presidenciale!

Futboll

Gjeneratë e artë e Prishtinës, nderohet me medalje presidenciale!

Nga: K. Goca Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Gjenerata e artë e Prishtinës

Po të kishim sot këtë gjeneratë të viteve të 80-ta, Kosova do të ishte pothuajse si kombëtarja e Kroacisë në futboll!

Vetëm ata që nuk e kanë përjetuar gjeneratën e artë të klubit të futbollit Prishtina (1983-1988), flasin pa logjikë apo vetëm ata që janë kyqur rastësisht në futboll pas vitit 1999 e për ata që nga viti 1999 ka lindur futbolli, se më herët nuk ka pas futboll!

Kjo gjeneratë e Prishtinës së artë ka qenë më shumë se kombëtare!

Këta që i shihni në foto, kudo do të luanin në klubet evropiane.

Për shtetin famëkeq e artificial dhe e ashtuquajtura Jugosllavi fatbardhësisht vdiq në vitin 1991. 

Ka qenë një rregullt i paprecedent në atë shtet, pa e kryer shërbimin ushtarak nuk ke pas gjasa me shkuar në ndonjë ekip evropiane. Ky ishte rregulli i një shtetit të vdekur tash e 32 vite.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë iu ndau Medalje Presidenciale! Bravo! 

Në këmbë nga e majta lartë: Abdyl Bellopoja, Muharrem Sahiti, Afrim Tovërlani, Jusuf Tortoshi, Genc Hoxha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Gani Llapashtica, Rafet Prekazi, Sunaj Keçi, Fadil Berisha.
Rreshti i dytë, nga e majta: Sahit Kelmendi, Faruk Domi, Isa Sadriu, Nazmi Rama, Mensur Nexhipi, Erdogan Celina, Rexhep Gaxholli, Zoran Batroviqi, Ajet Shosholli (trajner i trajnerëve), prapa Ramadan Cimili, Ramiz Krasnqi, Skënder Shengyli, Shukri Paçarada e Arbor Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat