Dybala kërkon të jetë me çdo kusht në fushë ndaj Juventusit

Futboll

Dybala kërkon të jetë me çdo kusht në fushë ndaj Juventusit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:19
Pamje nga një ndesbje

Roma do të udhëtojë drejt “Allianz Stadium” teksa në datën 30 dhjetor do të përballet me Juventusin.

Një lajm i mirë vjen për trajneri Jose Mourinho në prag të kësaj super sfidë që do të mbyllë vitin.

Tekniku portugez mund të ketë në dispozicion sulmuesin Paulo Dybala.  

Argjentinasi prej kohësh vuan nga dëmtimet dhe pritej të kthehej në vitin 2024, por mund t’ia dalë pak më herët.

Gjithsesi Dybala nuk do të ishte në dispozicion që nga minuta e parë, por mund ta nisë ndeshjen nga stoli për të ndihmuar ekipin nëse do të jetë nevoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat