Bayerni bën gati “dhuratat” për në janar

Futboll

Bayerni bën gati “dhuratat” për në janar

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:05
Bayerni

Bayerni i Mynihut ka mbyllur vitin 2023 në vendin e dytë në Bundesligë.

Vetëm Leverkuseni i Ksabi Alonsos ka bërë më mirë se bavarezët. Kjo e ka shtyrë bordin e Bajernit të mendojë të përforcojë ekipin gjatë merkatos së dimrit.

Në fokusin e drejtuesve të Bajernit është reparti i prapavijës. Trajneri Tomas Tuhel ia ka bërë të qartë drejtuesve kërkon të paktën dy përforcime në mbrojtje gjatë janarit. Ai madje ka përpiluar listën e dëshirave dhe tashmë fjalën e kanë drejtuesit bavarezë, të cilët do të kërkojnë të plotësojnë dëshirat e teknikut.

Sipas medias gjermane “Bild”, lista është gati. Ronald Arauho (Barcelona) – Uruguaiani konsiderohet kandidati i preferuar i Tomas Tuhel. Sipas informacioneve të “Sky”, trajneri dhe drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd, u përpoqën të bindin Arauhon për një lëvizje në Mynih gjatë një video-telefonate. Pavarësisht kësaj përpjekjeje, 24-vjeçari ka të ngjarë të qëndrojë në Barcelonë.

Sipas “BILD”, nënshkrimi i Arauhos në dimër është i pamundur. Xhonatan Tah (Leverkusen) – Kur kërkon një mbrojtës, Bajerni po shikon gjithashtu drejt konkurrentit të tyre më të madh në Bundesligë. Tah është duke zhvilluar një sezon të mrekullueshëm me “aspirinat” dhe sipas “BILD”, ka një klauzolë largimi prej 18 milionë euro në kontratën e tij, e cila zgjat deri në vitin 2025. Bajerni është gati ta afrojë, por vetëm në verë. Xhorxhio Skalvini (Atalanta) – Lojtari 19-vjeçar po bën bujë në Itali. I riu numëron shtatë ndeshje me kombëtaren e Italisë. Me 1.94 metra i gjatë, Skalvini është i paracaktuar për pozicionin e qendërmbrojtësit. Kontrata e tij me Atalantën zgjat deri në vitin 2027.

“Transfermarkt.de” vlerëson vlerën e tij në treg në rreth 40 milionë euro. Lengle dhe të tjerët – Por lista e dëshirave të Bajernit nuk mbyllet këtu. Janë të paktën dhe tre lojtarë të tjerë që kërkohen nga bararezët, duke nisur që nga mbrojtësi i Barcelonës, Klement Lengle. Një risi tjetër është emri i Arnau Martinez, pjesë e Gironës kryesuese në La Liga si dhe e mbrojtësit të Milanit, Malik Çao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat